Infermierja që kishte parë një UFO

  • 06 November 2019 - 09:11
Infermierja që kishte parë një UFO

Në ora pesë të mëngjesit pas shënimit të vitit të ri 1970, zonjusha Doreen Kendall, një infermiere praktikante e në një Spital në Vankuver e kishte vërejtur që njëri nga pacientët nuk po rehatohej andaj edhe Kendall kishte vendosur që ta hapte njërën nga dritaret, në mënyrë që të futej pak ajër i pastër. Më ta hapur dritaren, përkundër errësirës së madhe jashtë, zonjusha Kendall kishte vërejtur një objekt shumë të shndritshëm, disa metra larg dritares.

"Objekti ka qenë aq i shndritshëm saqë unë kam qenë në gjendje që ta vërej në saktësi formën e objektit. Bëhet fjalë për një objekt në formë sferike, i cili në pjesën e poshtme kishte ngjyrë metalike ndërsa në pjesën e epërme kishte ngjyrë të kaltër. Pasi që ka qëndruar për rreth një minutë, objekti është zhdukur pa asnjë shenjë. Një gjë shumë interesante ka qenë që derisa objekti qëndronte pezull, nuk dëgjohej asnjë zhurmë motorike", ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)