"Kepler"-i zbulon edhe një planet të ri

  • 07 November 2019 - 10:04

T eleskopi i NASA-s, "Kepler"- i, ka bërë zbulimin e parë që prej rikuperimit të tij nga një gabim teknik. Ky teleskop ka arritur të vërejë një planet të ri, i cili gjendet 180 vjet drite larg planetit tonë dhe është quajtur super-toka, pasi që është 2.5 herë më i madh dhe 12 herë më masiv sesa planeti ynë.

"Sikur feniksi që ringjallet nga mbetjet e tij, edhe "Kepler"-i është rikuperuar dhe po vazhdon me zbulimet", ka thënë udhëheqësi i këtij studimi, Andrew Vanderburg, nga qendra për Astrofizikë pranë Universitetit të Harvardit. Tani shkencëtarëve u ka mbetur që të analizojnë më shumë planetin e zbuluar për të hulumtuar kushtet momentale në këtë planet.

(Kosova Sot Online)