"Hapet" një pjesëtar i lartë i iluministëve. Ja çka thotë ai

  • 20 November 2019 - 09:07

"Jam pjesë e një Këshilli vendimmarrës, të përbërë nga 12 persona. Aty janë pesë amerikanë, pesë evropiano-perëndimorë, një rus dhe një indian. Ne kemi anëtarë në çdo vend të botës, por në përgjithësi, ne jemi më pak se 6,000 persona". Në pyetjen se a janë iluministët e pasur, ai thotë se të 12 personat e Këshillit vendimmarrës janë të pasur, por për iluministët, paratë thjesht nevojiten për realizimin e misioneve të tyre, asgjë më shumë. Ai thotë se pjesa më e madhe e pasurisë së iluministëve është në formë të thesareve të çmueshme, e jo në formë të parave të gatshme.

Disa pjesëtarë të iluministëve me të vërtetë kanë grumbulluar pasuri, por shumica prej tyre nuk janë të pasur. Në pyetjen se a e kanë për qëllim iluministët krijimin e një rendi të ri botëror, pjesëtari i lartë i kësaj shoqërie sekrete thotë se po, por jo në atë mënyrë sikur që thonë armiqtë e tyre."Ne jemi çlirimtarë", thotë ai. "Jemi çlirimtarë të racës njerëzore. Ky është misioni ynë. Për ta çliruar njerëzimin nga... më falni, nuk mund të flas më shumë".

(Kosova Sot Online)