A jemi në prag të Luftës së tretë botërore?

  • 27 nëntor 2019 - 09:44
A jemi në prag të Luftës së tretë botërore?

Viti 1914 është vit kur filloi Lufta e Parë Botërore. Janë të shumtë analistët që thonë se viti 2015 ka shumë ngjashmëri me këtë vit. Kjo i bën disa prej tyre të konstatojnë se bota gjendet në prag të Luftës së tretë botërore. Tri vendet e mëdha antagoniste, Rusia, Kina dhe SHBA-ja, gjithnjë e më pak bisedojmë dhe gjithnjë e më shumë janë duke u përgatitur për të hyrë në luftë. Ngjarjet që çuan deri te Lufta e Parë Botërore janë duke u përsëritur thuajse në të njëjtën mënyrë. Por, kësaj here jetën nuk do ta humbin me miliona njerëz, por me miliarda.

Gazetari Dave Hodges e ka bërë një analizë të thuktë dhe ka ardhur deri te ky përfundim. Sikur edhe tani, shumë historianë besojnë se Lufta e Parë Botërore mund të evitohej, deri në momentin e fundit. Ajo që mungon tani, është momenti kritik, detonatori, i cili do të çojë deri te shpërthimi i Luftës së tretë botërore. Në rastin e Luftës së parë, ai detonator ishte vrasja e princit Franz Ferdinand nga terroristi serb, Gavrilo Princip.

(Kosova Sot Online)