A ka jetë në planetin x?

  • 28 November 2019 - 10:34
A ka jetë në planetin x?

T ani edhe shkenca zyrtare ka konfirmuar ekzistimin e një planeti të panjohur, i cili gjendet në skaj të sistemit tonë diellor. Ky planet ka një masë tepër të madhe, me gjasë deri në pesë herë më të madhe sesa Toka dhe ka një largësi ende të paqartësuar mirë. Besohet se gjendet gjysmë viti të dritës larg Diellit. Veçantia më e madhe e këtij planeti është se ai bën lëvizje eliptike dhe sillet në drejtim të kundërt krahasuar me të gjithë planetët e tjerë.

Gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shumë spekulohet me mundësinë e ekzistimit të jetës në këtë planet, i cili quhet planeti Nibiru, apo edhe planeti X, apo Xhuxhi i hirtë. Nibiru hyn në sistemin tonë çdo 3.600 vjet. Në gjetjet e shumta arkeologjike, shkencëtarët kanë gjetur vizatime për të cilat besohet se paraqesin planetin Nibiru dhe zbritjen e një civilizimi të panjohur në Tokë. Besohet se sumerët, qysh 6000 vjet më parë, dinin për ekzistimin e këtij planeti.

(Kosova Sot Online)