Topa të çuditshëm, të zjarrtë shihen mbi qiellin e Argjentinës

  • 09 December 2019 - 10:33
Topa të çuditshëm, të zjarrtë shihen mbi qiellin e Argjentinës

T ë hënën pasdite është vërejtur një fenomen i çuditshëm mbi qiellin e qytetit Frías në Argjentinë, gjë që është vërejtur nga shumë banorë. Një dritë e çuditshme, të cilën disa e kanë përshkruar si top i zjarrtë, apo disa sish, është parë duke bërë lëvizje të caktuara në qiell, sikur të ishte nën kontrollin e ndonjë entiteti inteligjent. Kjo vazhdoi derisa drita, apo quajeni si të doni, u zhduk papritmas.

Njerëzit e kanë incizuar këtë fenomen me kamerat e celularëve të tyre dhe kanë dërguar informatat në qendrën "whatsapp" në Nuevo Diario (385 523 3425). Sipas 'Nuevodiarioweb.com', një dëshmitar ka thënë se, ajo që kishte parë, ishte e ngjashme me një meteor. Të tjerët e kanë krahasuar këtë dritë me gjësende të tjera, por sido që të jetë, bëhet fjalë për një fenomen bizar.

(Kosova Sot Online)