Alienët, miti, bazat nëntokësore dhe prania jashtëtokësore

  • 15 December 2019 - 08:01
Alienët, miti, bazat nëntokësore dhe prania jashtëtokësore

Thellë, në Nju Meksikon veriore gjendet qyteti i vogël Dulce, ku jetojnë rreth 3000 banorë. Pa marrë parasysh se sa i vogël dhe i parëndësishëm është, Dulce u bë qendër e kontroversës në fillim të viteve 1980. Fizikani dhe shpikësi Paul Bennewitz pohonte se kishte gjetur një bazë nëntokësore të jashtëtokësorëve afër këtij qyteti.

Afër Dulces ka pasur shumë raste të raportuara të rrëmbimit të njerëzve nga alienët. Ai thoshte se alienët ishin duke zhvilluar një teknologji të përparuar, duke përfshirë edhe manipulimet gjenetike. Qëllimi i tyre, sipas Paulit, është që ta kontrollojnë qeverinë dhe ta marrin kontrollin në fund edhe mbi botën, në bazë të Rendit të ri botëror.

Në tërë këtë mesele përmenden edhe iluministët, masonët, grupi "Bilderberg" dhe "Skull and Bones". Dulce nuk është vendi i vetëm në botë ku mendohet të ekzistojnë bazat nëntokësore të alienëve, por ajo është më e famshmja kohëve të fundit. Sipas ithtarëve të teorive të konspiracionit, baza të tilla ka edhe rreth të gjitha qyteteve të mëdha amerikane.

(Kosova Sot Online)