Zgjidhet misteri i dritave vezulluese në sipërfaqen e planetit Ceres

  • 28 December 2019 - 10:09
Zgjidhet misteri i dritave vezulluese në sipërfaqen e planetit Ceres

V iti 2015 ka qenë i frytshëm sa u përket eksplorimeve në hapësirë nga ana e agjencisë hapësinore, NASA dhe natyrisht, vizita e anijes kozmike të NASA-s, 'Dawn', në planetin e vogël - Ceres - që gjendet në asteroidin e vendosur në rripin mes Marsit dhe Jupiterit, ka qenë njëra nga këto të arritura. Pa mbërritur ende në planet, anija kozmike kishte filluar të dërgonte fotografi të sipërfaqes së planetit, në të cilat shiheshin disa drita vezulluese, atëbotë të pashpjegueshme për zyrtarët e NASA-s.

Mirëpo, tani zyrtarët pretendojnë ta kenë zbuluar misterin, duke treguar që nën sipërfaqen e këtij planeti gjendet kripë dhe akull, që, pas ndikimit të asteroidit në planet, shndërrohen në gaz, duke liruar vapor dhe pluhur në hapësirën përreth, proces ky që duket shumë i shndritshëm.

(Kosova Sot Online)