Tregime tronditëse rreth reinkarnacionit

  • 08 February 2020 - 10:04
Tregime tronditëse rreth reinkarnacionit

"Kur isha në moshën tënde, unë ta ndërroja pelenën", i thotë një djalë i vogël, flokëzi, babait të tij. Ron shikonte i habitur djalin e tij, i cili ende nuk kishte mbushur dy vjet. Atij i ishte dukur shumë e çuditshme fjalia e të birit, por kishte menduar se nuk kishte dëgjuar mirë. Por, meqë i biri Sam kishte vazhduar me deklarata të tilla gjatë muajve të ardhshëm, Ron dhe gruaja e tij, Cathy, gradualisht kishin krijuar një tregim rrëqethës: Sam besonte se ishte gjyshi i tij i ndjerë, i ati i Ron-it, që tani ishte kthyer në familjen e vet.

Edhe pse Sam kishte lindur para kohe, ai kishte folur me fjali të plota që nga muaji i 18-të. Atij i "kujtohej" edhe vdekja e "motrës" (hallës së babait të tij) së tij në ujë, gjë që është ngjarje e vërtetë, e konfirmuar nga prindërit e tij. Ky nuk është rasti i parë i këtillë. 24% të të gjithë amerikanëve, pa marrë parasysh besimin e tyre fetar, besojnë në reinkarnacion. Dihet se reinkarnacioni është pjesë e besimit hindus dhe budist.

(Kosova Sot Online)