Njerëzit që kanë "fjetur" me alienë

  • 23 February 2020 - 08:57
Njerëzit që kanë

Stephany Fay Cohen është medium psikik, por për dallim nga mediumet e tjera, ajo thotë se ka pasur seks me alienët. Ajo thotë se, bashkë me grupin e vet, që njihet me emrin “Team Spirit”, kanë fluturuar disa herë me UFO-t e alienëve. Alienët me të cilët ajo e ka ndarë shtratin vijnë nga sistemi i njëjtë diellor, që gjendet në yjësinë Canis Major, transmeton gazeta Kosova Sot Online. 

Cohen thotë se ekzistojnë katër lloje të ndryshme të alienëve: të hirtë, reptilë, njerëz mace dhe njerëz oktapodë. Në fakt, ajo thotë ta ketë një raport të veçantë me një njeri-oktapod, të quajtur Ian. Por, ajo thotë se njerëzit-mace janë alienët që më së shumti janë të dhënë pas seksit. Cohen thotë se këto përvoja i kishte pasur derisa ishte në gjumë dhe se marrëdhëniet e saj me alienët kishin ndodhur jashtë Tokës. 

(Kosova Sot Online)