Njeriu misterioz dhe i frikshëm i ëndrrave

  • 27 February 2020 - 12:39
Njeriu misterioz dhe i frikshëm i ëndrrave

Që nga viti 2006, me mijëra njerëz nga e mbarë bota kanë raportuar ta kenë parë njeriun e njëjtë në ëndrrat e tyre. Njoftimi i parë vjen nga janari i vitit 2006, kur një pacient psikiatrik vizatoi pamjen e një njeriu, të cilin e shihte në ëndërr. Psikiatri nuk i kishte kushtuar këtij vizatimi ndonjë rëndësi të madhe, derisa një pacient tjetër kishte vizatuar po të njëjtin njeri, të cilin edhe ai e ëndërronte.

Me kalimin e viteve, u pa se me mijëra njerëz e kishin ëndërruar njeriun në fjalë. Edhe pse njoftimet për këtë vinin nga pjesë të ndryshme të botës, shkencëtarët nuk kanë gjetur ndonjë lidhje tjetër midis këtyre njerëzve. Mendohet se ky njeri në fakt është ndonjë entitet i humbur, i cili tenton që, nëpërmes ëndrrave tona, të kthehet në këtë botë. Nëse edhe ju e keni parë ndonjëherë këtë njeri në ëndrrat tuaja, atëherë kontaktoni administratorët e ueb-sajtit www.ThisMan.org.

(Kosova Sot Online)