Trekëndëshi i Bermudeve - trillim i pastër?

  • 06 April 2020 - 08:32
Trekëndëshi i Bermudeve - trillim i pastër?

Të gjithë ne kemi dëgjuar për Trekëndëshin e Bermudeve, si një vend ku anijet dhe avionët zhduken pa nam e nishan dhe ku ndodhin edhe fenomene të tjera, të pashpjegueshme, paranormale. Kjo zgjoi imagjinatën e shumë "ekspertëve", apo ithtarëve të teorive të konspiracionit, të cilët më pas dhanë shpjegime nga më të ndryshmet në lidhje me këto fenomene.

Shpjegimet silleshin nga idetë se në këtë vend gjendej ndonjë portë për në një dimension tjetër, e deri te baza e alienëve, fusha magnetike, apo ndonjë projekt sekret ushtarak. Disa thoshin se këtu gjendej edhe Atlantida e lashtë.

Por, shkencëtarët objektivë thonë se për të gjitha ato fatkeqësi që kanë ndodhur në këtë trekëndësh, si edhe në vendet e tjera, fajin kryesor e kishte pasur moti dhe faktori njeri. Ata po ashtu thonë se shumë nga ngjarjet që raportohen të kenë ndodhur këtu, janë të ekzagjeruara, apo të trilluara. Ata përfundimisht thonë se

Trekëndëshi i Bermudeve është një vend si të gjitha vendet e tjera në det të hapur, ku nuk ndodhin as më pak, e as më shumë incidente sesa gjetiu. Vetë fakti se ky trekëndësh frekuentohet përditë nga anijet dhe avionët, tregon se aty nuk ka asgjë sekrete dhe të rrezikshme, thonë ata.  

(Kosova Sot Online)