Udhëtimi deri në mars për vetëm 39 ditë?!

  • 07 April 2020 - 11:42
Udhëtimi deri në mars për vetëm 39 ditë?!

NASA ka bërë publik një partneritet me kompaninë e cila qëndron prapa një motori tepër të shpejtë hapësinor. "Ad Astra", një kompani me seli në Teksas, i ka befasuar të gjithë, pasi që zbuloi një lloj të mrekullueshëm të motorit, i cili mund ta shkurtojë udhëtimin për në Mars nga disa muaj në vetëm pak më shumë se një muaj. NASA me sukses ka testuar prototipin e parë të motorit VASIMR kështu që tani "Ad Astra" është bërë njëri ndër partnerët më të rinj të agjencisë hapësinore, për shkak të shpresës së zhvillimit të teknologjisë deri aty sa që ajo të mund të përdoret për misione të vërteta hapësinore.

"Partnerët komercialë janë përzgjedhur për shkak të aftësive të tyre teknike që të përsosin teknologjitë kryesore dhe për shkak të përkushtimit të tyre ndaj aplikacioneve të mundshme si për përdorim qeveritar, po ashtu edhe të sektorit privat", thotë zyrtari i NASA-s, William Gerstenmaier. Nëse tregohet i suksesshëm, atëherë motori i ri do të mund ta shkurtojë udhëtimin për në Mars për vetëm 39 ditë.

(Kosova Sot Online)