Sulmi i alienëve në Indi, që kishte lënë 7 të vrarë

  • 07 April 2020 - 11:49
Sulmi i alienëve në Indi, që kishte lënë 7 të vrarë

Thuajse të gjithë ne kemi parë filma ku alienët me UFO-t e tyre i sulmojnë njerëzit me rreze laser. Por, si do të reagonit sikur një incident i tillë të ndodhte në jetën e përditshme? Një gjë e tillë tanimë ka ndodhur edhe atë 12 vjet më parë, në një qytet të vogël afër Laknout, Indi. Për këtë ngjarje kishte raportuar gazeta "Victoria Advocate", më 13 gusht të vitit 2002. Titulli i shkrimit ishte: "Sulmet e UFO-ve janë duke shkaktuar trazira në Indi".

Në gazetë jepej edhe fotoja e një njeriu, i cili kishte lëndime të shumta në fytyrë. Se me të vërtetë kemi të bëjmë me një lajm autentik, tregon edhe fakti se ky lajm ishte publikuar në qindra gazeta në mbarë botën, bile ishte transmetuar edhe nga disa radiostacione lokale. Kah fundi i korrikut të vitit 2002 fshatarët filluan të shihnin objekte të çuditshme duke fluturuar në qiell. Njëri lloj i UFO-ve kishte formë disku, apo topi, kurse lloji tjetër ngjante me ndonjë insekt dhe lëvizte shumë ngadalë. Ato filluan t'i sulmonin njerëzit, ku vdiqën 7 persona dhe shumë të tjerë pësuan djegie. Është evident fakti se zyrtarët nuk i kanë pranuar këto ngjarje.

(Kosova Sot Online)