Myshqet, shkaktari më i madh pse fantazmat pushtojnë shtëpitë e vjetra

  • 10 April 2020 - 11:49
Myshqet, shkaktari më i madh pse fantazmat pushtojnë shtëpitë e vjetra

Të nisur nga fakti që shumica e tregimeve për fantazma si vendndodhje kanë shtëpitë apo ndërtesat e tjera të vjetra, një ekip hulumtues nga Universiteti i Klarksonit në Nju-Jork, të udhëhequr nga profesori Shane Rogers, kanë vendosur ta bëjnë një hulumtim, për ta zbuluar ndërlidhjen në mes të shtëpive të vjetra dhe fantazmave.

Si rezultat, ekipi ka thënë që zakonisht nëpër shtëpitë e vjetra krijohen myshqe, të cilat shkaktojnë depresion, nervozë madje edhe dhimbje fizike tek personat që e thithin ajrin brenda atyre ndërtesave. Për më tepër, ata kanë shtuar që janë pikërisht myshqet ato që i tërheqin shumë fantazmat dhe shpirtrat e ligj. Fantazmat ushqehen me aromën e myshqeve, andaj për këtë arsye kemi një "mbipopullim" fantazmash nëpër ndërtesa të vjetra.

(Kosova Sot Online)