Gjëra të çuditshme, që janë gjetur nën ujë

  • 21 maj 2020 - 14:59
Gjëra të çuditshme, që janë gjetur nën ujë

Nën ujë ekziston një gamë e gjerë speciesh, të cilat, shpeshherë, na bëjnë të kuptojmë që jetojmë në një planet sa të madh aq edhe misterioz. Megjithatë, gjetja e objekteve të ndryshme, tejet të çuditshme, e bëjnë edhe më misterioz 'shtëpinë' e njerëzimit

1. 'Stonhenge'-u nënujor

Në mes të Liqenit të Miçigenit, gjendet një 'Stonehenge' nënujor, krijuar nga bimët e gjelbra. Në fakt, askush nuk e di nëse një gjë e tillë është krijuar nga dora e njeriut apo jo, ndërsa, fakti më interesant për këtë objekt të çuditshëm nënujor është se, përveç atyre që mbërrijnë aksidentalisht, askush nuk e di se si mund të shkohet tek objekti.

2. Qyteti antik

Së fundmi, kinezët, por edhe bota mbarë, janë befasuar shumë nga lajmi që në Liqenin Kiandao në Kinë është zbuluar një qytet nënujor. Në fakt, ajo që e ka bërë edhe më të çuditshëm këtë gjë ka qenë fakti që qyteti është shfaqur në sipërfaqen e liqenit, në një mënyrë tejet të çuditshme, duke krijuar përshtypjen që dikush po e ndërtonte nga poshtë.

3. Mbetjet e 'Apollo 11'

Jeff Bezos, shefi ekzekutiv i kompanisë 'Amazon', kishte urdhëruar një ekip që të viheshin në kërkim të mbetjeve në fund të Oqeanit Atlantik, e, investimi i Bezos-it ishte kthyer pasi që, personat, të cilët ai i kishte angazhuar për realizmin e projektit, si 'peshqesh' ia kishin sjellë këtë mbetje të anijes së famshme kozmike 'Apollo 11', që deri atëherë kishte pushuar në thellësitë e oqeanit.

4. Parku me skulptura

Disa zhytës të guximshëm, të cilët kanë qenë në një ekspeditë të tyre, janë befasuar shumë kur gjatë aventurave të tyre në afërsi të bregut të Kankunit në Meksikë, në Detin e Karaibeve, janë ndeshur me këtë grumbull të rreth 500 statujave. Megjithatë, statujat gjenden në thellësi aq të madhe saqë vetëm ata që e rrezikojnë jetën mund t'i shohin statujat.

5. Lumenj

Sado e çuditshme që mund të ju duket, disa zhytës amerikanë, gjatë hulumtimeve të tyre në thellësitë e oqeaneve, janë ndeshur në lumenj që rrjedhin nën ujë! Sipas tyre, uji i këtyre lumenjve është më i njelmët sesa uji i zakonshëm, megjithatë është shumë më i pastër sesa ai i oqeanit, ndonëse nuk ka ndonjë forcë fizike që i ndan këto ujëra.

6. Monumenti antik

Në afërsi të brigjeve të Japonisë gjendet një monument 5000 vjet i vjetër. Shumica e njerëzve, që e kanë parë me sytë e këtyre këtë monument, besojnë që ai i ka përkitur civilizimeve, që kanë jetuar në këtë zonë, kur ajo nuk ka qenë e mbuluar me ujë - me shumë gjasë është një monument i ndërtuar nga njerëzit që kanë jetuar në ishullin Jonaguni të Japonisë.

(Kosova Sot Online)