ISIS - projekti sovjetik i viteve 1960

  • 26 May 2020 - 15:03
ISIS - projekti sovjetik i viteve 1960

Duket se KGB-ja, e cila ishte njëra ndër makineritë më të mëdha të spiunimit dhe të sigurisë shtetërore në botë, ishte e përfshirë në të gjitha aspektet e jetës së përditshme të qytetarëve në BRSS. Ajo kishte zbuluar një alien të mumifikuar antik në vitin 1961. Udhëheqësi egjiptian Misioni i Projektit ISIS përfshinte disa egjiptologë nga Akademia sovjetike e shkencave, disa shkencëtarë, si dhe ekspertë ushtarakë. Ekipi udhëhiqej nga Sami Sharaf, një ndihmës i afërt i presidentit egjiptian Gamel Abdel Nasser. Hera e parë kur u përmend kjo ngjarje e jashtëzakonshme, ishte në dokumentarin e quajtur "Project ISIS", i cili fliste për ekspeditën sekrete ruse, e cila u zhvillua në Egjipt në vitin 1961. Qëllimi i misionit ishte zbulimi i "Varrit të Vizituesit". Dokumentari me titullin "Dosjet sekrete të KGB-së rreth rrëmbimit nga alienët" për herë të parë u shfaq publikisht në vitin 1998. Video-incizimi Sipas këtij dokumentari, ekziston një video incizim, i cili dokumenton një pjesë të projektit top sekret, të quajtur "Projekti ISIS".

Videoja e misionit sekret ishte vënë në dispozicion falë një ndërmjetësuesi rus, i cili thotë se atë e kishte marrë nga arkivat sekrete të KGB-së. Në videon bardhezi mund të shihet personeli sovjetik duke u marrë me atë që duket të jetë kufoma e një alieni, e një "astronauti alien", i cili gjendej në një sarkofag, të gjetur në një varrezë në fushën e Gizës. Skeptikët nuk dinë çka të thonë në lidhje me këtë video, meqë nuk mund të konfirmohet autenticiteti i saj, e as të dihet me saktësi se mbetjet e mumifikuara i takojnë me të vërtetë një alieni. Por, ekspertët e forenzikës, që e analizuan videon, thanë se ajo ishte autentike. Fillimi në vitin 1961 Besohet se Projekti ISIS u krijua në vitin 1961, gjatë fillimit të garës në armatim të Luftës së Ftohtë, kur secila palë dëshironte që t'ia kalonte palës tjetër në lidhje me të arriturat teknologjike. Bëhet e ditur se sovjetikët ishin të shqetësuar nga njoftimet se SHBA-ja ka përvetësuar "teknologjinë sekrete të alienëve", e cila ishte hulumtuar në Zonën e famshme, "Area 51".

Sipas Viktor Ivanovichit, një shkencëtari rus që kishte qasje ndaj dokumenteve tepër sekrete në arkivat sekrete të KGB-së, futi në dorë këto dokumente, të cilat dëshmonin se BRSS-ja e kishte lansuar projektin ISIS për të siguruar "dokumente dhe teknologji të alienëve, të cilat gjendeshin të fshehura në një varr sekret në rrafshinën Gaza, me shpresë se ato do të mund t'i përdorte për qëllime ushtarake. Viktor Ivanovich thotë se vetëm burimet më të larta sovjetike ishin informuar rreth këtij incidenti. Ja edhe disa të dhëna interesante Mbreti i parë egjiptian, i dinastisë së parë, ishte zoti Osiris, i cili sipas legjendës evropiane, kishte zbritur nga qielli në një anije fluturuese. Besohet se ky ishte në UFO antik. Ekspedita kishte zbuluar disa artefakte, si dhe shumë mbishkrime në hieroglifë.

(Kosova Sot Online)