Si do të duket "njeriu i ardhmërisë"?

  • 30 maj 2020 - 09:58
Si do të duket

"Njeriu i së ardhmes" do ta ketë një lëkurë më të errët, nuk do të ketë gishta të këmbës, sikur që nuk do të ketë as qime, do të ketë numër më të vogël të dhëmbëve, meqë do të zhduken dhëmbët e syrit, thotë antropologu i njohur rus, Stanislav Drobishevski. Ngjyra e lëkurës do të jetë më e errët për shkak të përzierjes së gjeneve të racave të ndryshme të njerëzve.

Për gazetën "Komsomoljska pravda", Drobishevski thotë se fibula do të ngjitet me tibinë (dy eshtra), me çka do të pamundësohet lëvizja e gishtave të këmbëve dhe, eventualisht, ata do të zhduken. Kjo d.m.th. se njeriu i së ardhmes nuk do të mund të merret as me balet, e as me futboll. Edhe pse për paraqitjen e ndryshimeve më të mëdha te njerëzit nevojiten dhjetëra mijëra vjet, mos harroni se, krahasuar me njerëzit në mesjetë, tani ne jemi për 15 deri 20 centimetra më të gjatë dhe puberteti, në vend se në moshën 17-vjeçare, fillon mesatarisht në moshën 12- vjeçare.

(Kosova Sot Online)