Takimi i çiftit norvegjez me UFO

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 07:59
Takimi i çiftit norvegjez me UFO

Një çift norvegjez tash vonë ka qenë dëshmitar i takimit të afërt me disa UFO, gjë që edhe e kanë fotografuar. Ja si shprehet gruaja: sikur zakonisht, isha duke udhëtuar me burrin tim në veturë dhe, sikur zakonisht, e kisha marrë kamerën me vete. Kurrë nuk e di se çka mund të të dalë përpara dhe unë do të doja të fotografoja çdo gjë interesante.

Kjo edhe ndodhi këtë rast. Nga xhamat e veturës pash re të bukura, me forma të çuditshme dhe me dritë misterioze, prandaj fillova që të fotografoja. Më vonë, derisa i nxirrja fotografitë në kompjuter, kuptova se afër maleve, kishte disa UFO të mëdha, por për shkak të distancës së madhe, nuk i kisha parë në momentin e bërjes së fotografive. Por, pasi që fotot janë rritur, UFO-t janë më se evidente. 

(Kosova Sot Online)