Djali që përcillet nga UFO-t

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 09:08
Djali që përcillet nga UFO-t

Një djalë nëntëvjeçar kishte kohë që ankohej se e përcillnin jashtëtokësorët. Prindërit nuk i besonin, por tani disa ekspertë kanë dalë me konstatimin se pohimet e djaloshit janë të vërteta. Edhe prindërit filluan që ta merrnin seriozisht dhe të brengoseshin me të madhe pasi që djaloshi arriti t'i incizonte UFO-t që e përcillnin.

Xhirimi ku shihet një UFO duke qëndruar pezull në ajër afër dhomës së gjumit të djalit, për t'u zhdukur pas disa sekondave, është dërguar për analizë te ekspertët. Pas një analize të thuktë, ata kanë konstatuar se bëhet fjalë me të vërtetë për një UFO, shkruan "Mirror". "Duket se këtë objekt e shohin vetëm fëmijët, e jo edhe prindërit e tyre. Ky rast shtron shumë pyetje, si dhe supozime se bëhet fjalë për planifikimin e mundshëm të rrëmbimit të djalit", thotë njëri nga ekspertët. Prindërit janë duke u tmerruar nga frika, derisa ka edhe të tillë që tërë këtë mesele e vënë në diskutim. 

(Kosova Sot Online)