
Ngjashmëritë e alienëve me djajtë e përshkruar në libra fetarë

Ndonëse shumë njerëz mendojnë që karakterizimi i Djallit si një krijesë me brirë e me sy të kuq është një mit, ka shumë të atillë që kjo krijesë, në fakt, ekziston dhe është parë nga shumë njerëz, të cilët nuk kanë pasur nevojë të vdesin për t'u 'takuar' me djajtë. Bëhet fjalë për jashtëtokësorët, të cilët, nga shumica e njerëzve që kanë pasur eksperiencë me ta, janë përshkruar si krijesa me sy të mëdhenj dhe lëkurë të zvarranikëve.
Hulumtuesit janë shumë të habitur nga fakti që të gjithë njerëzit japin përshkrime shumë të ngjashme, gjë që na bën të mendojnë që ata më të vërtetë kanë pasur eksperienca të tilla. Shumica prej këtyre njerëzve, që besojnë se alienët mund të jenë djajtë e përshkruar nga librat fetarë, thonë që qëllimi parësorë i djajve, sikurse edhe i alienëve, është t'ua marrin njerëzve 'njerëzinë', nëpërmjet përdorimit të truqeve të ndryshme dhe teknologjisë së përparuar.
(Kosova Sot Online)