E fut "dreqin në shishe"?

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 12:48
E fut

Një njeri, i cili merret me hetime paranormale, thotë se ai ka zënë një fantazmë të dhunshme (poltergeist) dhe është duke e mbajtur atë në një dhomë elektromagnetike, të cilën ai e quan Dhomë "parabot" të mbajtjes. Zënia e kësaj fantazme ndodhi derisa Robert Bess dhe ekipi i tij ishin duke bërë hetime paranormale në një fabrikë të Bostonit, më 16 shtator të këtij viti.

Sipas "World News Daily Report", Robert Bess ka aplikuar teoritë dhe eksperimentet e Nikola Tesla-s, të cilat i ka aplikuar në detektimin e fenomeneve paranormale me vite të tëra. Përpos që ka një titull akademik në inxhinierinë fizike, Bess ka studiuar edhe parapsikologjinë. Aktualisht punon në Universitetin shtetëror të Memfisit.

(Kosova Sot Online)