Misioni i shkencëtarëve për parandalimin e goditjes nga asteroidet

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 13:02
Misioni i shkencëtarëve për parandalimin e goditjes nga asteroidet

I deja e parandalimit të goditjes së tokës nga një asteroid me pasoja apokaliptike tash e një kohë të gjatë është parë në filmat fanta-shkencë, mirëpo tani, duke iu falënderuar një misioni ndërkombëtar ne mund ta shohim këtë koncept edhe në jetën reale. I njohur si misioni për 'Vlerësimin dhe Parandalimin e Asteroideve', projekti i ri ambicioz do të përshijë dy anije kozmike, njëra prej të cilave do ta godasë shkëmbin gjigant, e tjetra do ta incizojë zhvillimin e ngjarjes.

"Për të qenë në gjendje që ta mbrojmë njerëzimin nga një goditje e mundshme prej ndonjë asteroidi të madh, atëherë ne duhet të kemi më shumë njohuri rreth asteroideve - strukturës, origjinës dhe mënyrës se si ata i përgjigjen përplasjeve me objektet e punuara në tokë", ka thënë Patrick Michel, udhëheqësi i projektit për pjesën evropiane. Misioni pritet të lansohet në vitin 2020.

(Kosova Sot Online)