Syri gjigant në Sahara

  • E.K /
  • 10 August 2020 - 13:21
Syri gjigant në Sahara

I ashtuquajturi Syri gjigant i Saharës është strukturë gjeologjike, e cila ka kohë që i intrigon shkencëtarët botërorë. Gjendet në Mauritani, kurse në incizimet satelitore duket si një sy gjigant, i cili vrojton gjithësinë dhe ua bën me sy astronautëve. Për shkak të pamjes specifike, ky formacion për astronautët është pikë e rëndësishme orientuese. Madhësia e kësaj strukture është rreth 40 kilometra në diametër.

Është e përbërë nga rrathët koncentrikë me përmbajtje shkëmbore. Shkencëtarët deri më tani nuk janë pajtuar rreth asaj sesi është formuar ky formacion. Disa thonë se rrathët janë formuar si pasojë e rënies së asteroideve, apo të ndonjë trupi tjetër qiellor. Por, të tjerët besojnë se rrathët janë si pasojë e shpërthimit të vullkaneve. Por, më e rëndësishmja është teoria e atyre që mendojnë se Toka është organizëm i gjallë, për të cilët ky formacion me të vërtetë është Syri i Tokës.

(Kosova Sot Online)