Strukturat antike të cilat shkenca nuk mund t'i shpjegojë

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 15:05
Strukturat antike të cilat shkenca nuk mund t'i shpjegojë

Ollantaytambo dhe Lugina e shenjtë e inkëve

Në një lartësi prej 2,792 metrash mbi nivelin e detit, gjendet Ollantaytambo si njëra nga strukturat më të pabesueshme antike në regjion. Ajo gjendet në atë që populli inka dikur e quante Luginë të shenjtë dhe kjo mrekulli e arkitekturës antike dikur shërbente si tempull, por edhe si kështjellë. Shkencëtarët thonë se Ollantaytambo ishte ndërtuar rreth vitit 1440 të erës së re, nga perandori inka, Pachacuti, por arkeologët besojnë se kjo ndërtesë është ndërtuar mbi themelet e një qyteti shumë më të vjetër, origjina e të cilit nuk dihet. Njëra ndër pyetjet kryesore që shtrohen kur të shikohet kjo strukturë masive, është ajo se si ishte e mundur që të lëvizeshin blloqet aq të mëdha të gurit, të cilat ishin përdorur për ndërtimin e kësaj strukture. Në regjion nuk është gjetur asnjë vegël, me të cilën do të ishin gdhendur këta gurë. Alienët, ndoshta?! 

Sacsayhuaman, një strukturë me të vërtetë e vjetër

Sacsayhuaman me gjasë është njëra ndër vendet më të preferuara antike në botë. Analizat e objekteve të gjetura tregojnë se ky vend ishte i banueshëm të paktën tash e njëmijë vjet. Ajo që ka rëndësi këtu, ka të bëjë me bindjen e inkëve, të cilët mendonin se ky vend ishte ndërtuar nga një racë e mëhershme, e paemër, të udhëhequr nga Zoti, i cili kishte zbritur nga qielli. Fortesa ceremoniale Sacsayhuaman dallohet për shkak se muret e saj janë të formuar nga këndet ekscentrike dhe janë të përshtatur me një precizitet aq të madh, saqë inxhinierët dhe ndërtimtarët tani e kanë të vështirë që t'i imitojnë ato. Nuk ka shpjegim që do ta sqaronte këtë enigmë. 

Piramida e Gizës, enigma më e madhe në histori

Pyetja në të cilën gati të gjithë e duan një përgjigje ka të bëjë me atë se cili është qëllimi i vërtetë i platosë së Piramidës së Gizës? A ishin ato vetëm varre për faraonët dhe të pasurit? Pse u ndërtuan, apo edhe më interesante, si u ndërtuan këto struktura kaq madhështore? Ndoshta në këtë drejtim do të duhej të bënim kërkime për teknologjitë e humbura të racës njerëzore. Ato do të na shpjegonin si u ndërtuan qytetet antike, si Puma Punku, Teotihuacan, Sacsayhuaman e bile edhe piramidat e Egjiptit. Vlerësohet se Piramida e Gizës ka rreth 2,300,000 blloqe të gurit, me një peshë, e cila sillet nga 2 deri në 30 tonelata, por ka edhe blloqe që peshojnë më shumë se 50 tonelata. Po ashtu, llaçi që ishte përdorur për ndërtimin e piramidave ka origjinë të panjohur. Përbërja e tij kimike dihet, por nuk mund të replikohet. Pse në Piramidën e Madhe nuk ka asnjë njeri të varrosur? A janë jashtëtokësorët ata që ndërtuan piramida anekënd botës? 

(Kosova Sot Online)