Shihet një flotë e tërë e UFO-ve

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 12:28
Shihet një flotë e tërë e UFO-ve

Në internet është paraqitur një video ku shihet një flotë e tërë e dritave misterioze në qiell, për të cilat besohet të jenë asgjë tjetër pos UFO. Ato shihen duke u lëshuar teposhtë, derisa njerëzit i shikojnë të habitur. Duke i shikuar këto skena, shumë shikues kanë komentuar se ato paraqesin dëshmi të invadimit të Tokës nga alienët, sikur në film, por kësaj here me të vërtetë.

Në incizim shihet një dritë e madhe shkëlqyese duke zbritur nga qielli, e cila më pas ndahet në disa drita më të vogla. Përkundër asaj se shpjegimi me alienë duket më i mundshmi, ka të tillë që thonë se bëhet fjalë për fenomene natyrore, sikur që ka edhe të tjerë, të cilët thonë se fjala këtu është për armë sekrete, të cilat janë duke u testuar. Sido që të jetë, incizimi duket i frikshëm, apo jo?

(Kosova Sot Online)