Lexoni edhe:
‘Vend i trishtuar, i vetmuar, i ftohtë’: Shkencëtari parashikon se kur dhe si do të përfundojë universi
Disa fshatarë indianë kanë mbetur të shastisur pasi që, sipas tyre, kanë parë një UFO dhe një alien, të ngjashëm me njeriun. Figura e paidentifikuar ishte parë nga bujqit në fshatin Kanagal, në qarkun Mysuru, rreth orës 2 pasdite. Ata thonë se alieni shkonte drejt e te ta, pasi që kishte dalë nga një UFO e kuqe, e cila zbriti nga retë.
Nigel Watson, autor i shumë librave rreth UFO-ve, thotë se beson që fshatarët kanë parë më shumë se kaq, por kanë frikë që të tregojnë. Ai thotë se ka të dhëna që alieni të cilin e kanë parë ata, në fakt ka fluturuar në qiell. Që nga ky rast, njerëz të shumtë janë duke shkuar në Kenagal, për të biseduar me një femër, e cila është dëshmitarja më e fortë. Një zyrtar thotë se deklaratat e fshatarëve i duken krejt të besueshme, për më tepër kur këta fshatarë as që kanë dëgjuar ndonjëherë rrëfime rreth UFO-ve, apo alienëve.
(Kosova Sot Online)