Eksperimentet paranormale, që janë bërë nga qeveritë

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 15:17
Eksperimentet paranormale, që janë bërë nga qeveritë

Eksperimenti i Filadelfias (1943)

Eksperimenti i Filadelfias në opinionin e gjerë njihet edhe si eksperimenti i parë, që është bërë me qëllim të njoftimit me të panjohurën. Ndonëse zyrtarët ushtarakë vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur përballë kësaj ngjarjeje, kanë qenë disa individë, të cilët e kanë pranuar se një eksperiment i tillë ka ndodhur më të vërtetë. Eksperimenti në fjalë ishte bërë me qëllim të provimit të mundësisë së teleportimit të njerëzve, megjithatë, njerëzit të cilët ishin përzgjedhur për të qenë pjesë e studimit nuk kishin qenë aq fatlumë sa për t'u bërë njerëzit e parë që në fakt ia kishin dalë të teleportoheshin, pasi që ata ishin vrarë në vend nga makineria e dizajnuar. 

Projekti 'Shenjë' (1947)

Projekti 'Shenjë' ka qenë eksperimenti i parë që është bërë, me qëllim të hulumtimit të ekzistencës së objekteve të paidentifikuara fluturuese dhe si rrjedhojë ky kishte dalë të jetë eksperimenti i parë që kishte arritur t'i identifikonte disa tipare të objekteve të paidentifikuara fluturuese, siç është ngjyra, forma, shpejtësia dhe mënyra bazike e funksionimit të UFO-ve. Udhëheqësit në fjalë thuhet t'i kenë hequr të gjitha dyshimet rreth ekzistencës së UFO-ve, megjithatë kanë qenë zyrtarët qeveritarë të SHBA-së ata që kanë preferuar të ecin në një rrugë tjetër, duke refuzuar ta pranojnë ekzistencën e këtyre objekteve. 

Projekti 'Libri i Kaltër' (1952)

Projekti 'Libri i Kaltër' ka qenë i treti në serinë e projekteve të dizajnuara nga ana e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekje të identifikimit të UFO-ve, projekt ky që ishte bërë me qëllim të analizimit nëse UFO-t janë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Pas shtatëmbëdhjetë viteve të funksionimit, ishte urdhëruar përfundimi i këtij projekti, që ishte mbyllur përfundimisht në vitin 1970. Si përfundim, projekti kishte bërë të ditur që UFO-t nuk janë aspak të rrezikshme dhe si të tilla nuk përbëjnë kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ministria e Mbrojtjes, Britani e Madhe (2001)

Pak kohë pas sulmeve të 11 shtatorit në Nju-Jork, Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe kishte filluar me kërkimin e fenomeneve paranormale, me shpresë të gjetjes së ndonjë ndihme, në luftën kundër terrorizmit. Projekti në fjalë ishte realizuar me shpresë të përdorimit të të dhënave fizike dhe astrologjie për përcaktimin e vendndodhjes së lokacioneve të terroristëve. Ministria e Mbrojtjes gjatë këtij hulumtimi kishte kërkuar edhe dëshmi mbi ekzistencën e UFO-ve. 


(Kosova Sot Online)