Australiani regjistron UFO-n me kamerë

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 12:40
Australiani regjistron UFO-n me kamerë

Pak para se të fillonte të incizonte me kamerë, më 14 tetor të këtij viti, australiani Peter Slattery vërejti atë që dukej si një balon fluturues afër shtëpisë së tij, në Melburn. Kur shikoi disa minuta më pas në qiell, ai nuk pa gjësendi, por kur shikoi pak më larg, përsëri pa diçka në qiell.

Ai menjëherë filloi incizimin e dritës jo të rëndomtë në qiell, që ishte duke lëvizur me të shpejtë nëpër re. Peter e përcolli këtë objekt derisa ai doli jashtë fushës së tij vizive, apo thënë ndryshe, derisa ai u zhduk. Kjo nuk është hera e parë që australiani Peter Slattery pretendon se ka incizuar UFO. Ekspertët e UFO-ve (ufologët) ende nuk e kanë analizuar incizimin e tij.

(Kosova Sot Online)