E tmerruar nga frika

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 15:02
E tmerruar nga frika

Eve, e cila ishte një vajzë e vogël, mezi priste që të shkonte në tavan, që ta zgjidhte kostumin e saj për Halloween. Nëna dhe motra kishin shkuar te fqinjët, duke e lënë Even të vetme në shtëpi. Ishte ora rreth 4:30 e pasdites dhe sapo kishte filluar të bëhej terr. Eve shfrytëzoi mundësinë për të shkuar në tavan, për të marrë ca gjësende të përshtatshme për festën e Halloween-it. Për këtë shkak, vogëlushja me të shpejtë ua mësyu shkallëve duke e ditur se, po të kthehej e ëma e saj dhe ta zinte në tavan, atëherë ajo, Eve pra, do të gjendej në siklet të madh. Ajri i ftohtë i xhehenemit Edhe pse të gjitha dritaret ishin mbyllur, Eve hetoi një rrymim të ftohtë të ajrit, i cili jo vetëm që e kishte bërë të mërdhinte, por edhe sikur kishte depërtuar tej e përtej trupit të saj.

Por, Eve, ashtu e vogël sikur që ishte, nuk kishte menduar asgjë në lidhje me këtë, meqë nuk dinte send rreth fenomeneve paranormale. Eve hallakati çantën e kostumeve të Halloween-it dhe shpejt nga ajo nxori një kapelë shtrige, të cilën e provoi për të parë se a rrinte tamam. Gati menjëherë një forcë e padukshme e goditi kapelën. Ajo e lëshoi çantën dhe u kthye prapa me të shpejtë, por nuk pa se ku do të mund ta kishte goditur kapelën. Po ashtu, nuk pa njeri të gjallë. Kjo e bëri që të frikësohej edhe më shumë. Derisa Eve ishte përkulur që ta merrte kapelën, ajo kishte parë derën e banjës duke u hapur vetvetiu. Kjo kishte ndikuar që Eve, nga kureshtja, të hynte në banjë, për të parë se çka kishte bërë që të hapej dera. Edhe pse nuk e shihte askënd, kishte përshtypjen sikur dikush tjetër ishte aty.

E tmerruar nga frika E tmerruar, Eve e gjuajti çantën, duke e lënë ku e kishte marrë dhe vrapoi shkallëve teposhtë, duke dalë në kopsht, duke pritur me ankth kthimin e nënës së saj. Atë natë, Eve kishte parë ëndërr se çka do të ndodhte, po të vazhdonte ajo të rrinte më shumë në tavan. Nga një dollap ajo pa se e shikonin një palë sysh të frikshëm, të kuq, duke ia mbyllur asaj derën e banjës dhe duke e bërë shtëpinë lesh e li. Më pas, në atë shtëpi Eve kishte qenë dëshmitare edhe e disa gjërave jo të rëndomta, sikur p.sh. objektet që thyheshin vetvetiu. A thua, çka ishte ajo krijesë të cilën e kishte shqetësuar Eve, atë natë në tavan?

(Kosova Sot Online)