A gjendet fantazma e Claude Monet-së në Muzeun e Klivlendit?

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 12:44
A gjendet fantazma e Claude Monet-së në Muzeun e Klivlendit?

Muzeu artistik i Klivlendit ishte duke përgatitur një ekspozitë me veprat e Claude Monet, impresionistit francez, kur një pjesëtar i stafit të këtij muzeu e bëri këtë fotografi. Në ballkon, mu mbi një pikturë të madhe të këtij piktori, qëndron një figurë e cila duket shumë e ngjashme me Monet-në, me mjekrën, veshjen, kapelën, krejt. Muzeu deri më tani nuk ia ka dalë që ta identifikojë këtë njeri, duke ngritur kështu spekulimet se ai mund të jetë fantazmë, apo edhe shpirti i piktorit të përmendur, nga shekulli XIX.

Ky muze i artit edhe më parë ka qenë skenë e aktiviteteve të tjera paranormale, gjë që konfirmohet edhe nga njerëzit që punojnë aty. Një njeri, shumë i ngjashëm me njeriun në pikturën "Portrait of Jean-Gabriel du Theil at the Signing of the Treaty of Vienna" ishte vërejtur në këtë muze, duke e shikuar atë pikturë me ngulm. Po ashtu, shpirti i William Mathewson Millikenit, ish-drejtorit të muzeut, i cili vdiq në vitin 1978, është parë duke bredhur rreth galerisë.

(Kosova Sot Online)