Pushtetarët na përgjojnë me anë të çipave në ilaçe?!

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 11:50
Pushtetarët na përgjojnë me anë të çipave në ilaçe?!

Që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, qeveritë e mbarë botës, për të mos thënë qeveria botërore, janë duke na përgjuar në të gjitha format e mundshme. Metoda e tyre më e re është përcjellja e çdo hapi që bëjmë, me anë të mikroçipave të futur në ilaçe.

Sikur të mos ju mjaftonte përgjimi i telefonatave tona, kompjuterëve dhe përgjimet me anë të kamerave, të vendosura gjithandej, bëhet e ditur se Agjencia amerikane e ilaçeve dhe ushqimeve - FDA - ka miratuar përdorimin e vendosjes së mikroçipave në pilula. Natyrisht, kjo ide do të prezantohet si tepër e dobishme për ne, nga ana shëndetësore. Shumë njerëz do të mashtrohen, e të tjerët do të detyrohen me dhunë që të gëlltisin mikroçipin. Një pasqyrë e zymtë na pret, apo jo?

(Kosova Sot Online)