Si do të duken njerëzit pas 1.000 vjetësh?

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 12:48
Si do të duken njerëzit pas 1.000 vjetësh?

Në këtë botë, speciet i janë nënshtruar procesit të ndryshimit të vazhdueshëm dhe njerëzit nuk bëjnë përjashtim në këtë mes. Madje, vetëm në 150 vitet e fundit ne kemi përjetuar një rritje në gjatësinë mesatare të racës njerëzore për plot dhjetë centimetra dhe një rritje të ndjeshme në jetëgjatësi.

Mirëpo, çka pritet të ndodhë me njerëzit në 1.000 vitet e ardhshme? Trans-humanizmi, ose përdorimi i teknologjisë për riparimin dhe përmirësimin e trupave tanë, mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e njerëzve. Robotët e vegjël do të mund të përdoren për t'i luftuar sëmundjet e ndryshme ose edhe për të zhvilluar superfuqi, që nuk mund të zhvillohen në mënyrë natyrale. Për më tepër, pritet të ketë ndryshime edhe në fizionominë e njerëzve, që pritet të jenë më të hollë e më të gjatë, gjë kjo që pritet të na ndihmojë për t'u përshtatur sa më mirë me temperaturat e rritura globale.

(Kosova Sot Online)