"Babai i fëmijës tuaj është vëllai juaj i palindur"

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 14:33

"Ju nuk jeni babai i djalit tuaj, por babai i tij është vëllai juaj që nuk lindi kurrë", kështu iu tha një amerikani 34- vjeçar nga Uashingtoni, i cili kishte bërë testin e atësisë. Aktualisht, ky është rasti i parë i njohur i fenomenit të rrallë gjenetik, të quajtur "himera njerëzore". Pasi pa se i biri, i lindur me fekondim artificial vitin e kaluar, kishte grup tjetër të gjakut, babai i tij vendosi që ta bënte testin e atësisë. Ai u zemërua kur pa se ADN-ja e të birit nuk përputhej me ADN-në e tij.

Por, në pyetje nuk ishte ndërrimi i paqëllimshëm i spermës, sikur që mendoi menjëherë, por diçka me të vërtetë e pabesueshme. Mjekët i preferuan që ta bënte edhe një test, me ç'rast u pa se i ati i vërtetë i fëmijës ishte vëllai i palindur i babait, respektivisht axha i palindur i djalit. Mjekët thonë se baba i djalit, derisa ishte në bark të nënës, kishte "thithur" gjenet e vëllait të tij, embrioni i të cilit nuk arriti që të zhvillohej dhe këto gjene i pasoi tek i biri. Ky fenomen është shumë i rrallë në mjekësi.

(Kosova Sot Online)