Rrëfimi i çuditshëm i motrave Fox

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 13:54
Rrëfimi i çuditshëm i motrave Fox

Natën e 31 marsit të vitit 1848, 14-vjeçja Maggie Fox dhe motra e saj 11-vjeçe, Kate, raportuan një fenomen misterioz, që ishte përsëritur disa herë në dhomën e tyre të gjumit. Çdo natë, sa herë që shkonin për të fjetur, ato dëgjonin një trokitje të çuditshme që vinte nga muret. Ajo që ishte më e çuditshme, trokitja dukej se reagonte dhe përgjigjej në pyetjet e tyre. "Nëse je ndonjë shpirt i lënduar, atëherë trokit tri herë", kishte thënë nëna e vajzave.

Dhe, shumë shpejt ishin dëgjuar tri trokitje. Ky rrëfim rreth shpirtit në murin e dhomës së motrave Fox shumë shpejt e mori dhenë. Pasi që u bënë të famshme, motrat Fox i zhvendosën seancat e tyre në qytetin e Nju-Jorkut, duke joshur turma të mëdha. Ato tani nuk merreshin më me trokitje, por me biseda me fjalë me shpirtrat e personave të vdekur. Përkundër famës, ato u dhanë pas alkoolit dhe veseve të tjera.

(Kosova Sot Online)