Teleskopi më i madh i Evropës kap pamje mahnitëse të sipërfaqes së Diellit

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 16:08
Teleskopi më i madh i Evropës kap pamje mahnitëse të sipërfaqes së Diellit

Dielli ndodhet më shumë se 150 milionë kilometra larg larg Tokës, por pamjet e reja, të siguruara nga teleskopi më i madh në Evropë, e shfaqin strukturën e këtij ylli më në hollësi se kurrë më parë.

Duke e përdorur teleskopin më të madh evropian, të njohur si Gregor, shkencëtarët kapën hollësi mahnitëse të evolucionit të pikave të Diellit dhe dizajnin kompleks të plazmës diellore, shkruan Daily Mail.

Këto janë pamjet me rezolucionin më të madh që janë siguruar ndonjëherë nga një teleskop në Evropë.

Ekipi i shkencëtarëve tha se kjo u arrit përmes pajisjeve të reja, të cilat mund t’i regjistrojnë fushat magnetike të Diellit, shpërthimet në sipërfaqen e tij dhe njollat.

Në këto fotografi, fushat magnetike të Diellit janë bërë me gjatësi valore prej 516 nanometrave, ndërsa njollat e Diellit në një gjatë valore prej 430 nanometrave.

Dielli është i mbuluar nga disa struktura me formë si të qelizave, por secila prej tyre ka sipërfaqe të krahasueshme me sipërfaqen e Teksasit, që është prej shteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara.

(Kosova Sot Online)