Kina dërgon satelit në hapësirë për ta vëzhguar Tokën

  • G.G /
  • 07 September 2020 - 13:06
Kina dërgon satelit në hapësirë për ta vëzhguar Tokën

Të hënën, Kina ka dërguar një satelit tjetër vëzhgues në hapësirë, raportuan mediet shtetërore të vendit komunist.

Sipas agjencisë së lajmeve, Xinhua, ky satelit është i tipit “Gaofen 11 02” dhe siguron pamje me rezolucion të lartë. Ai u lëshua në hapësirë përmes raketës së tipit “Long March 4B”.

Ky satelit mund të bëjë fotografi me rezolucion të lartë dhe gjithashtu do të përdoret për hulumtim të terrenit, planifikim urban, dizajnim të rrjetit rrugor, bujqësi dhe operacione gjatë fatkeqësive.

Lëshimi i këtij sateliti u bë një ditë pasi një fluturake u lëshua në Tokë në mënyrë të sigurt të dielën. Kjo fluturake ishte në orbitë për dy ditë, shkruan Anadolu.

Kjo fluturake ishte nisur drejt orbitës të premten nga qendra për lëshimin e satelitëve “Jiuquan”.

(Kosova Sot Online)