Katër pamje të Hënës që nuk mund të shpjegohen

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 15:15
Katër pamje të Hënës që nuk mund të shpjegohen

Piramida në Hënë

"Apollo 17" ishte misioni final i programit amerikan lunar "Apollo" lunar dhe ishte lansimi i gjashtë në Hënë. Misioni ishte lansuar më 7 dhjetor të vitit 1972, me një ekuipazh të përbërë nga tre pjesëtarë, nga komandanti Eugene Cernan, piloti i modulit komandues Ronald Evans dhe nga piloti i modulit hënor, Harrison Schmitt. Gjatë misionit "Apollo 17" ishte bërë edhe kjo fotografi. Edhe pse ka pasur disa teori rreth asaj se çka është ky objekt, deri tani askush nuk ka qenë në gjendje që të shpjegojë në tërësi strukturën misterioze të ngjashme me piramidë. 

Hija njerëzore në Hënë

Në mesin e gjetjeve më interesante që janë bërë falë kërkuesve të "Google"-s pa dyshim është edhe hija misterioze në Hënë, që duket sikur të ishte hije njeriu. Përdoruesi i "YouTube"-s Wowforreeel postoi një video pasi vërejti një hije të çuditshme të asaj që duket si një njeri duke ecur nëpër Hënë, derisa kishte përdorë "Google Earth". Nëse nuk besoni, atëherë mësyjani "Google Earth/moon" dhe gjeni koordinatat: 27 ° 34'26.35 "V 19 ° 36'4.75" P dhe do gjeni një hije misterioze në Hënë.

Strukturat në Hënë në pamjet zyrtare NASA

Pyetja e madhe që shumë njerëz e bëjnë edhe sot e kësaj dite është se a janë qeveritë e botës duke fshehur informata rreth ekzistimit të jashtëtokësorëve? Gjykuar në bazë të këtyre pamjeve, përgjigjja është po. Duket se ato janë të vetëdijshme rreth ekzistimit të "banorëve të Hënës" dhe, herë pas here bile edhe i gjuajnë ata me armë. Para disa vjetësh thuhet të jetë lansuar një mision misterioz robotik amerikan në Hënë, për të cilin publikut nuk i është thënë asgjë.

Objekti misterioz në formë të diskut

Objekti i parë në këtë mision "Apollo" pa dyshim është njëri ndër shembujt më të mirë të "anijeve kozmike të alienëve",thonë ufologët. Në shikim të parë, objekti duket sikur një pjatë "e rëndomtë" fluturuese. Por, ajo që na mbetet është vetëm të hamendemi. 


(Kosova Sot Online)