Pajisja që mundëson udhëtimin nëpër hapësirë i befason shkencëtarët

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 12:33
Pajisja që mundëson udhëtimin nëpër hapësirë i befason shkencëtarët

Një pajisje që funksionon pa lëndë djegëse, që mund t'i çoj njerëzit në Mars brenda vetëm dhjetë javësh, i ka lënë me gojë të hapur shkencëtarët, pasi që testet e bëra së fundmi tregojnë që kjo makinë është funksionale. Makina në fjalë arrin të funksionojë duke përdorur vetëm energjinë diellore.

Në kohën kur ky projekt ishte propozuar për herë të parë ai ishte konsideruar si i pamundur për t'u kthyer në realitet, pasi që bie ndesh me ligjet e fizikës, mirëpo testet e pareshtura, të cilëve u është nënshtruar makina, kanë treguar që kjo pajisje mund të bëjë revolucion në udhëtimin në hapësirë. Këtë gjë e ka dëshmuar edhe testi i fundit, që tregon se makina më të vërtetë funksionon, edhe pse shkencëtarët vazhdojnë ta mos e dinë se si një gjë e tillë është e mundur.

(Kosova Sot Online)