A ka gjetur NASA mure në Mars?

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 10:04
A ka gjetur NASA mure në Mars?

Sipas mbështetësve të idesë rreth ekzistimit të UFO-ve, NASA ka zbuluar mure artificiale (të ndërtuara nga ndonjë krijesë) në Mars, por janë duke e fshehur këtë të dhënë. UFOlogët thonë se këto mure paraqesin dëshminë më të mirë të ekzistimit të jetës dhe civilizimit në Mars.

Me miliona vjet më parë, kur Marsi kishte një atmosferë të ngjashme me atë të Tokës sot, aty, sipas tyre, ka pasur jetë dhe civilizim të përparuar. Derisa skeptikët i demantojnë këto njoftime, duke thënë se strukturat në fjalë janë shkëmbinj natyrorë, UFO-logët kanë krahasuar pamjet e tyre me ato të mureve antike në Tokë, me ç'rast kanë gjetur një ngjashmëri të madhe. Sido që të jetë, nuk mund të mohohet fakti se mendimi ynë për Marsin ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë 12 muajve të fundit. 

(Kosova Sot Online)