50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 15:05
50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 raste të reja me COVID-19 pas testimit të 561 mostrave.

Sipas Zemajt, Kosova qëndron më mirë se shume vende të tjera në rajon.

“Me përkushtimin dhe angazhimin maksimal, ka rënie të trendit të të infekuarve, ku sot nga 561 të testuar, raste pozitive janë 50. Jemi më mirë se shumë vende të tjera në rajon, madje edhe më mirë se vendet me sistem më të avancuar shëndetësor, e kjo na bën edhe më të përkushtuar e të vendosur që ta ngrisim performancën e shëndetësisë tone”, ka shkruar Zemaj.

 

Teë nderuar qytetareë, Teë nderuar kontribues e bashkëpjesëmarrës në luftimin e pandemiseë, Me përkushtimin dhe...

Publiée par Armend Zemaj sur Vendredi 11 septembre 2020

(Kosova Sot Online)