Ekipi i ekzorcistëve largon fantazmat nga një shtëpi në Argjentinë

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 15:22
Ekipi i ekzorcistëve largon fantazmat nga një shtëpi në Argjentinë

Çifti, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, ka thënë se i biri i tyre filloi që të vizatojë kryqe në murin e dhomës së fjetjes në shtëpinë e tyre familjare në Kastelar të Argjentinës, në një përpjekje për t'i mbajtur larg fantazmat. Ekzorcizmi u bë nga ana e peshkopit Manuel Acuna dhe nga Gustavo Farias, specialist në fushat elektromagnetike, i cili ishte ftuar që ta kontrollojë paraprakisht shtëpinë. Në materialin e xhiruar shihet peshkopi dhe ekipi i tij i ekzorcizmit, duke mbajtur kryqe artë dhe duke ligjëruar nga tekstet luteriane. Një asistent gjithashtu e ndez një shkop aromatik, i cili e mbush dhomën me tym derisa këndimet e peshkopit bëhen më të fuqishme.

Ceremonia është ndërprerë në dy rate derisa grupi përpiqet që t'i sigurojë anëtarët e familjes, të cilët mund të shihen në gjendje të shqetësuar në dhomën tjetër. Gjatë ekzorcizmit, tekniku mund të dëgjohet duke thënë se një energji është duke lëvizur nëpër atmosferë. Videoja përfundon me peshkopin, i cili me gëzim bën të ditur se shtëpia e frikshme më në fund është e pastër nga fantazmat. Anëtarët e familjes mund të dëgjohen duke pëshpëritur: "Faleminderit Manuel, faleminderit Manuel!". Farias, pas incidentit, shtoi: "Kurrë nuk kam punuar me një ekzorcist më parë, por mund të them se është një gjë shumë interesante". Ekzorcizmi është një ngjarje gjatë së cilës demonët ose fantazmat largohen nga një pronë për të cilën besohet se e kanë pushtuar. 


(Kosova Sot Online)