Sekreti i "njerëzve urith"

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 14:06
Sekreti i

Me vite të tëra ka pasur rrëfime rreth njerëzve të të pastrehë të cilët zhduken pasi që hyjnë në tunelet e sistemit nëntokësorë të metrosë së NjuJorkut, për të mos dalë kurrë më. Thuhet se këta "njerëz urith" në fakt janë mutantë, të cilët urrejnë dritën e diellit dhe që preferojnë për të jetuar në qytetet nëntokësore, të ndërtuar në tunelet e braktisura të trenave, ku vjedhin rrymën elektrike, ujin dhe ndërtojnë vendbanimet dhe shtëpitë e tyre.

Në disa raste shkohet edhe më tej dhe ata paraqiten si përbindësh me një sy, të cilët nuk hezitojnë që të vrasin dhe hanë njerëzit që shkonin në vendbanimet e tyre. Përpos në Nju-Jork, mendohet se njerëz të tillë, që jetojnë në tunelet e braktisura nëntokësore, ka edhe në kryeqytetin britanik, Londër. Thuhet se ata njerëz vetmitarë ishin pasardhësit e punëtorëve irlandezë, të ngelur nën tokë gjatë ndërtimeve gjatë viteve 1890.

(Kosova Sot Online)