Dëshmitë më të qarta që tregojnë se Toka është vizituar nga jashtëtokësorët

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 14:57
Dëshmitë më të qarta që tregojnë se Toka është vizituar nga jashtëtokësorët

Vizatimet e gdhendjet antike

Besohet që njerëzit modernë shkelin në tokë tash e rreth 200.000 vjet, gjë që mund ta bëjë këtë dëshmi paska të pabesueshme. Megjithatë, arkeologë e shkencëtarë, që për vite të tëra kanë hulumtuar e analizuar shkrimet, vizatimet e gdhendjet e punuara para shumë vitesh kanë ardhur në përfundim që në to ka ndikuar dora e një krijese më të mençur, sesa e njeriut antik. Në fakt, punimet si një enë mbi 12 mijë vjet e vjetër, që është gjendur në Nepal dhe vizatimi në formë të një pjate fluturuese, që është gjetur në Indi, tregojnë qartë për ekzistencën e një civilizimi më të hershëm në sipërfaqen e Tokës. Shumica e vizatimeve e gdhendjeve, të cilave u referohen hulumtuesit, përmbajnë të paktën nga një motiv të pjatave fluturuese, që janë shenjë idenfitikues e UFO-ve. Këto punime sikur duan të thonë që 'njerëzit nuk janë vetëm'.

Fluturaket fantazmë të viteve të 1880-ta

Më shumë se njëzet vjet para Luftës së Madhe, bota ishte tmerruar nga raportet e shumta, që për temë kishin të njëjtën gjë: fluturaket misterioze, që shiheshin gjithandej nëpër botë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportimet për fluturaket e tilla kishin filluar në pjesën perëndimore, për t'u shtrirë më pas edhe në drejtim të Lindjes. Raportimi i parë serioz kishte ardhur nga Nju-Meksiko më 26 mars të vitit 1880, ku dhjetëra njerëz kishin raportuar se në fillim kishin dëgjuar zëra misteriozë, që dukeshin sikur vinin nga qielli përmbi ta dhe pasi që e kishin ngritur kokën kishin parë një fluturake gjigante, me formë të rrumbullakët. Dëshmitarët kishin thënë që fluturakja në fjalë fillimisht kishte lëvizur me shpejtësi të madhe, para se me elegancë ta ngadalësonte shpejtësinë, e në fund të zhdukej. Çudia bëhet edhe më e madhe, kur thuhet që dëshmitarët kishin folur me operuesit e fluturakeve, të cilët, ndonëse dukeshin si njerëz kishin pretenduar që ishin nga planeti Mars.  

UFO-t e para në Luftën e Dytë Botërore

Luftërat janë të njohura, në mes të tjerash, edhe për aktivitetin e madh paranormal, andaj edhe janë pikërisht periudhat e luftërave kur janë shënuar raportimet më të shpeshta për shfaqjen e objekteve misterioze. Gjithsesi, raportimi për objektet e çuditshme fluturuese zyrtarisht kishte filluar në Nuremberg të Gjermanisë, në nëntor të vitit 1944. Atëbotë, fluturake të çuditshme kishin filluar të vëreheshin në qiell, mbi trupat e ushtrive japoneze dhe gjermane, gjë që kishte bërë që autoritetet e këtyre vendeve të pretendonin që ato ishin produkt i forcave aleate, mirëpo, sa për ironi, edhe aleatët kishin pretenduar që objektet misterioze i kishin prodhuar kundërshtarët e tyre të luftës. Objektet ishin përshkruar si objekte rrethore, që nxirrnin dritë të fuqishme, duke lëvizur me shpejtësi të madhe gjatë kohës kur ishin lart në qiell dhe shumë ngadalë, kur i afroheshin tokës. Objektet zhdukeshin, pasi që 'e kryenin misionin e tyre' dhe ndonëse shumë ushtri kishin hapur zjarr në drejtim të tyre, fluturaket kishin rezultuar të paprekshme. (Vijon)


(Kosova Sot Online)