Amerikën e zbuluan romakët?!

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 13:23
Amerikën e zbuluan romakët?!

Është me të vërtetë qesharake të thuhet për ndonjë pjesë të botës se e ka zbuluar filani, a fisteku, meqë ato kanë ekzistuar aty që nga krijimi i botës. Por, edhe nëse e lëmë anash këtë anomali, ka kohë që mendohet se Christopher Colombo nuk është njeriu i cili duhet të konsiderohet se "zbuloi" Amerikën.

Ekspertët thonë se Amerikën mund ta kenë zbuluar më parë vikingët, polinezianët, apo edhe kinezët. Por, tani një grup kërkuesit shkencorë besojnë se, të huajt e parë që e vizituan Amerikën, ishin romakët e vjetër. Ata thonë se kanë gjetur dëshmi që anijet romake kishin vizituar Amerikën veriore gjatë shekullit I, apo ndoshta edhe më herët. Ata kanë gjetur një shpatë, për të cilën besohet se është shpatë romake. Meqë shpata u gjet në një anije të fundosur, shkencëtarët janë të bindur se ajo është artefakt dhe dëshmi e shkuarjes së romakëve në Amerikë.

(Kosova Sot Online)