Fosilet e gjetura të arkaikëve mund ta ndryshojnë historinë e njerëzimit

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 13:55
Fosilet e gjetura të arkaikëve mund ta ndryshojnë historinë e njerëzimit

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi që speciet parahistorike të njerëzve kanë jetuar deri relativisht vonë. Femuri misterioz, që është zbuluar në Kinën jugperëndimore, sipas hulumtuesve ka potencial të madh për ta rishkruar historinë e njerëzimit.

Kjo pasi që ndonëse mendohet që i takon skeletit të një njeriu të species që ishte zhdukur para të paktën 100.000 vitesh, ashti duket se daton para vetëm 14.000 vitesh, kur edhe neandertalët ishin zhdukur. Ky zbulim i ka lënë shkencëtarët gojëhapur, pasi që deri më tani nuk ka pasur ndonjë dëshmi tjetër që tregonte se njerëzit modernë mund të kenë bashkëjetuar me arkaikët.

(Kosova Sot Online)