Shërbëtorja sulmohet nga një fantazmë!

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 14:46
Shërbëtorja sulmohet nga një fantazmë!

Derisa një shërbëtore ishte "si më së miri" duke i bërë punët e saj të përditshme, ajo u sulmua dhe u shty nga një fantazmë. Natyrisht, ajo u frikësua dhe iku si e pakrye nga vendi i ngjarjes. Pasi e mori veten, pas disa minutash, pak nga kureshtja, por edhe nga fakti se ende nuk i kishte kryer punët, shërbëtorja u kthye në vendin ku ishte sulmuar nga fantazma, por nuk gjeti asgjë. Se me të vërtetë shërbëtorja nuk e kishte shpikur tërë këtë ngjarje, vërtetuan edhe kamerat e sigurisë.

Pronarët e shtëpisë, të cilët në momentin e incidentit nuk gjendeshin në shtëpi, mbetën të tmerruar kur panë incizimet e kamerës. Aty shihej një si tym, i cili më pas merrte formë njeriu, duke e vrojtuar disa çaste shërbëtoren, për ta sulmuar më pas nga prapa, pa asnjë arsye. Pas largimit të shërbëtores, zhduket edhe pamja e fantazmës nga incizimi.

(Kosova Sot Online)