Joseph Bonaparte dhe dreqi nga Xhersi

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 14:23
Joseph Bonaparte dhe dreqi nga Xhersi

Joseph Bonaparte, vëllai i Napoleonit të famshëm, ishte mbret i Spanjës. Pasi që nuk arriti që ta mbronte Spanjën nga Anglia, ai u detyrua që të abdikonte nga froni në vitin 1813. Pas mposhtjes së Napoleonit, ai shkoi në ekzil, në Amerikë. Ai bleu një tokë të madhe në Bordentaun, Nju Xhersi, meqë aty, afër dy porteve të mëdha detare, Nju Jorkut dhe Filadelfisë, ai mund të merrte lajmet e fundit nga Franca dhe Spanja. Ai bënte një jetë glamuroze sociale dhe kishte ndërtuar për vete një mansion të mrekullueshëm.

Një pasdite me dëborë, ish mbreti i Spanjës kishte dalë i vetëm në gjueti, në një mal afër shtëpisë së tij, kur kishte vërejtur ca gjurmë të çuditshme. Bonaparte kishte vërejtur se gjurmët ngjanin me ato të gomarit, por nuk ishin katra, por vetëm dy dhe njëra ishte më e madhe se tjetra. Gjurmët zhdukeshin papritmas, sikur krijesa që i kishte lënë ato, të ishte zhdukur apo të kishte fluturuar. Në ato momente, ai dëgjoi një si fërshëllimë. Kur u kthye prapa, u gjet përballë një krijese të madhe, me krahë, me kokë si të kalit dhe me këmbë si të shpezëve. Ai ishte aq i frikësuar sa që kishte harruar se kishte një pushkë me vete. Më pas, krijesa kishte fërshëllyer dhe ishte larguar, duke fluturuar. Kur iu kishte treguar shokëve, ata i kishin thënë Bonapartes se ai kishte parë dreqin e Xhersit.

(Kosova Sot Online)