Zbulohet planeti më ekstrem i vëzhguar ndonjëherë nga njerëzimi

  • G.G /
  • 02 October 2020 - 14:31
Zbulohet planeti më ekstrem i vëzhguar ndonjëherë nga njerëzimi

Një satelit për gjueti planetësh ka vëzhguar një nga ekzoplanetët më të nxehtë të zbuluar ndonjëherë, me temperatura sipërfaqësore aq të larta sa mund të kthejnë metalet në gaz.

Sateliti ExOPlanet (CHEOPS) i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) zbuloi ekzoplanetin ekstrem- i cili quhet WASP-189b – rreth 326 vite dritë larg nga Toka.

I ashtuquajturi ‘Jupiteri i nxehtë’, temperaturat e sipërfaqes së planetit arrijnë në 3,200 gradë Celsius, vetëm rreth gjysma e temperaturës sipërfaqësore të diellit tonë (6,000 gradë Celsius), ai është ende një nga planetët më ekstremë të zbuluar ndonjëherë nga ESA, ose nga njerëzimi në përgjithësi.

Afërsisht 1.6 herë më i madh se Jupiteri, WASP-189b krenohet me një orbitë prej vetëm 2.7 ditësh rreth yllit të tij, me ditë dhe natë të përhershme në anët e kundërta të planetit.

“Duhen më pak se tre ditë që të rrethojë yllin e vet dhe është 20 herë më afër tij sesa Toka me Diellin“, thotë astrofizikanti Monika Lendl, nga Universiteti i Gjenevës, në Zvicër.

Ylli pritës i planetit njihet si HD 133112 dhe është afërsisht 2,000 gradë Celsius më i nxehtë se Dielli ynë, duke e bërë atë një nga yjet më të nxehtë të zbuluar.

(Kosova Sot Online)