Mallkimi i ishullit Oak

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 14:20
Mallkimi i ishullit Oak

A fër brigjeve të Skocisë së re, gjendet një ishull i vogël, i cili është i ngërthyer në një enigmë. Gjatë viteve 1700 njerëzit vërejtën drita të çuditshme atje, gjatë natës dhe personi që u dërgua ta hetonte këtë dukuri, u zhduk. Disa fëmijë, të cilët shkuan në këtë ishull, panë disa gjurmë të çuditshme në tokë. Ky zbulim shënoi fillimin e një hetimi i cili vazhdon që të zgjatë edhe sot e kësaj dite, e që i ka intriguar shumë emra të njohur nga FD Roosewelt, e deri te John Wayne.

Çka gjendet nën ishullin Oak? A bëhet fjalë për ndonjë thesar piratësh, apo për ndonjë hordhi vikingësh? Apo ndonjë mbetje e Arkës së profetit Nuh? Askush nuk e di. Të gjithë ata që kanë tentuar ta studiojnë këtë çështje, janë ballafaquar me ndonjë problem të papritur - me kurthe. Duket se dikush është munduar me të gjitha fuqitë që ta fshehë atë që gjendet aty, meqë sapo të rrëmihësh pak dheun, del uji i detit nga kanalet e fshehura, të bëra nga njeriu. Thuhet se ky ishull është i mallkuar. Ekziston një profeci e vjetër, e cila thotë: "7 do të vdesin, para se të gjendet thesari". Deri më tani kanë vdekur gjashtë persona.

(Kosova Sot Online)